Kategoria Superiore

Analiza e statistikave, mësoni formacionin më të mirë të gjashtë javëve të para

Në përfundim të javës së gjashtë Abissnet Superiores, në bazë të statistikave të nxjerra nga analizat e ndeshjeve për çdo futbollist, është krijuar dhe një formacion me ata lojtarë që kanë qenë më të saktë në shumë aspekte të lojës, si minutat në fushë, duelet e fituara, ndërhyrjet vendimtare, pasimet e sakta, golat e shënuar etj. Kuptohet që në këtë formacion jo domosdoshmërisht do të jenë rreshtuar futbollistët e skuadrave me rezultatet më të mira.

Nga skuadra e Tiranës, kryesuese e kampionatit, spikatin tre futbollistë, nga një për çdo rol: Erjon Hoxhallari në mbrojtje, Vesel Limaj në mesfushë dhe Taulant Seferi në sulm. Nga Teuta e vendit të dytë në formacionin më të mirë, në bazë të statistikave, është vetëm portieri Pano Qirko, ndërsa Kukësi përfaqësohet nga kroati Edi Basha. Liridon Latifi dhe Aralica janë dy “flamujt” e Vllaznisë në këtë formacion, ndërsa Partizani, që ende nuk ka marrë fitoren e parë në kampionat ka në këtë 11-she mbrojtësin Belica dhe mesfushorin Musta. Laç ka zhgënjyer në këtë fillim sezoni, teksa fitoren e parë e mori ndaj Egnatias, megjithatë ka dy përfaqësues në formacionin më të mirë të gjashtë javëve të para: mbrojtësin Roganovic dhe mesfushorin Lushkja.

Ky formacion është provizor, pasi nga java në javë do të ketë ndryshime, në bazë të statistikave që lojtarët do të kenë në ndeshjet e ardhshme.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency