Derbi i Anglisë në merkato për mesfushorin e Leeds United!
Kalvin Phillips është një nga talentet e Leeds United, për të cilin janë vënë në lëvizje shumë klube të mëdha të Europës. Garës për kartonin e mesfushorit i është shtuar edhe Liverpooli që do të “luftojë” me rivalët e Manchester United për të siguruar kartonin e futbollistit. Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp e kërkon me insistim 25-vjeçarin, të cilin e shikon si një ndër alternativat kryesore për të përforcuar ekipin e tij për sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër “Djajtë e Kuq” janë gati të derdhin në arkat e Leeds United 60 milionë paund për Phillips, por një kalim i futbollistit në Old Trafford do të acaronte jo pak tifozët e e klubit nga Yorkshire, të cilët edhe për shkak të historisë e urrejnë jo pak Manchester United arsye kjo që favorizon Liverpoolin.



