Premier League

Kush mungon dhe kush rikthehet, Tuchel bën bilancin para Newcastle

Chelsea do të përballet me Newcastle në transfertë, me synim marrjen e tre pikëve, në mënyrë që të ruajë kryesimin e renditjes, megjithatë trajneri Thomas Tuchel zbulon se do t’i duhet të bëjë ende pa dyshen sulmuese Lukaku-Werner.

“Si Werner, ashtu edhe Lukaku nuk do të udhëtojnë me ekipin, pasi janë të dëmtuar dhe plani ynë është t’i kemi gati pas ndërprerjes së kampionatit. Ka pësuar një dëmtim edhe Mateo Kovaçiç, që do të qëndrojë jashtë për disa javë, por kemi rikuperuar plotësisht Loftus-Cheek, Azpilicuetën dhe Kante. Është rikthyer në stërvitje edhe Pulisic, por natyrisht që nuk mund të luajë ende, pasi nuk ka gjetur formën e tij më të mirë”, deklaroi Tuchel.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency