Premier League

Arsenali mposht Leicesterin dhe ngjitet në vendin e pestë

Arsenali regjistron një tjetër sukses, këtë herë në transfertën e vështirë ndaj Leicesterit 0-2 dhe ngjitet në vendin e pestë. Pas një starti sezoni për t’u harruar, “topçinjtë” duket se janë rikthyer në normalitet, sepse jo vetëm janë rritur ndjeshëm në cilësinë e lojës, por po marrin edhe rezultate.

Londinezët e Artetës e nisën vrullshëm ndeshjen dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e pestë me anë të brazilianit Gabriel Magalhaes, ndërsa në të 18-ën ishte Smith-Rowe që dyfishoi shifrat e vulosi suksesin.

Deri në funde Leicester u përpoq të rihapë ndeshjen, por nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetën e portës së Arsenalit, me këta të fundit që ngjiten përkohësisht në vendin e 5-të me 17 pikë, ndërsa “dhelprat” mbeten të 10-ët me 14 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency