Premier League

Tottenham i bën dalje kapitenit, synon një argjentinas!

Tottenham mund të vendosë të ndajë rrugët me kapitenin Hugo Lloris verën e ardhshme. Mosha e madhe e francezit mund të kthehet në një problem për Spurs-at por edhe paraqitjet e Lloris nuk janë më në nivelet e sezoneve të kaluara dhe drejtuesit e klubit londinez po mendojnë për pasuesin e tij. Në listën e dëshirave të Tottenham është një argjentinas, pikërisht portieri titullar i La Selecion që aktivizohet në Premier League me Aston Villan. Hugo Lloris-it nuk do t’i rinovohet kontrata që i skadon në qershor dhe për pasuesin e tij, argjentinasin Martinez drejtuesit e Tottenham po përgatitin një ofertë prej 40 milionë eurosh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency