Heroi i “tripletës” së Interit nuk harrohet, Correra zhvishet dhe i dorëzon fanellën …
Joaquin Correa rrëmbeu skenën e “San Siros” me dy golat e tij në fitoren 2-0 të Interit ndaj Udineses. Pasi u zëvendësua në minutën e 69-të, argjentinasi bëri një gjest që tërhoqi vëmendjen e medieve: ai i dorëzoi fanellën me numër 19 një fansi të ri, që në fakt ishte djali i Esteban Cambiasos. Kujtojmë që bashkëkombësi i Correas është një nga heronjtë e “tripletës” së zikaltërve në vitin 2010.




