Nuk ka debutuar ende me PSG-në, Ramosi e ke mendjen tek ajo që ndodh te Reali
Luka Modric shkëlqeu në ndeshjen e Realit kundër Elches, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit. Pamundësia e Benzemasë për të qenë në fushë dhe zëvendësimi i Marcelos bënë që kroati të mbante në krah shiritin. Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto që e tregon pikërisht dorëzimin e shiritit në krahun e tij.
“Krenar që jam kapiten i Real Madridit për herë të parë. Fitore e rëndësishme për ekipin”, shkruante Modric në mesazhin që shoqëronte foton. Ai postim gjeneroi komente nga kolegë dhe ish-kolegë të tij.
“Çfarë kapiteni!”, është përgjigjur Asensio. Menjëherë pas kësaj ishte Ramos, një ish-kapiten i “Los Blancos”, që uroi mikun e tij: “Ky po që është kapiten. I madh, vëllai im!”
Është e njohur marrëdhënia e shkëlqyer mes Luka Modricit dhe Ramosit. Ata shpesh kanë kaluar pushimet me familjet e tyre. Gjithashtu, fëmijët e Sergios janë fansa të çmendur të Modricit.




