Kategoria Superiore

Kalendari i javës e tetë, spikat derbi i kryeqytetit, “e fortë” dhe në Laçi-Teuta

Java e shtatë është mbyllur, duke dhënë verdiktet e plota, ndërsa është zbardhur edhe jave e tetë e Abissnet Superiores. Një javë e cila do të luhet në harkun e tri ditëve, duke filluar nga e shtuna, të dielën dhe për t’u mbyllur të hënën. Në një javë ku nuk mungojnë përplasjet interesante dhe spektakolare, duke veçuar derbin e kryeqytetit. Tirana-Dinamo, por gjithashtu do të jetë një raund i cili do të luhet pas Kupës së Shqipërisë.

Kështu, të parët që do zbresin në fushën e lojës do të jenë Skënderbeu dhe Kukësi, të shtunën duke nisur nga ora 16:45. Dy skuadra me forma të ndryshme, por që në Korçë objektivi i tri pikëve do të jetë i përbashkët, si për vendasit, ashtu edhe për verilindorët. Ndërsa në mbrëmje, vëmendja do të zhvendoset në kryeqytet, me derbin e rikthyer midis Tiranës dhe Dinamos. Do të jetë një sfidë speciale, pasi skuadrat do të kenë mundësi të studiojnë njëra-tjetrën në Kupën e Shqipërisë, të mërkurën, në një klasike që rikthehet pothuajse pas një dekade.

Të dielën, do të jetë momenti i Partizanit që do të kërkojë fitoren e parë sezonale ndaj Kastriotit, që vjen me moralin e duhur pas barazimit me Teutën.

Kryefjala e ditës së diel do të jetë përballja Laçi-Teuta. Një sfidë vendimtare për të dyja ekipet, me kurbinasit që kërkojnë konfirmimin, ndërsa në krahun tjetër, Teuta do të kërkojë rikthimin te tri pikët. Të dyja ndeshjet do të luhen në të njëjtin orar, 13:45.

Takimi i fundit do të luhet të hënën, në 13:45, midis Egnatias dhe Vllaznisë. Rrogozhinasit janë një realitet i bukur i kampionatit në shtatë javët e para, e në krahun tjetër Vllaznia e cila ka stonuar në dy takimet e fundit, me shkodranët që janë mundur dhe për më tepër nuk kanë shënuar. I përbashkët është fakti se te dyja skuadrat nuk fitojnë prej dy javësh në kampionat dhe është një duel i cili rikthehet pas 16 vitesh në elitën e futbollit shqiptarë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency