Merkato

Shkurt/ Reali gati ta shesë mesfushorin, Sportingu “blindon” talentin portugez

Situata e Dani Ceballos te Reali i Madridit nuk është aspak e thjeshtë. Mesfushori gjatë 11 javëve kampionat nuk është aktivizuar asnjë minutë me “Los Blancos”, kjo për shkak edhe të dëmtimit që pësoi me Sapnjën në lojërat olimpike, ku fitoi medaljen e argjendtë. Gjithsesi, trajneri Ancelotti nuk e konsideron pjesë të rëndësishme për të ardhmen dhe ka dhënë “ok” për ta nxjerrë futbollistin në merkato.

Ceballos është i lidhur me madrilenët deri në fund të vitit 2023 dhe vlera e kartonit të tij kap shumën e 20 milionë eurove. Sipas mediave spanjolle, në garë për lojtarin, i cili nga ana e tij ka kërkuar largimin, interesohen Real Betisi, Arsenali dhe Roma.

Pedro Gonçalves është një nga “yjet” që po rritet te Sportingu. 23-vjeçari sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët kyç të klubit portugez, duke e ndihmuar skuadrën të fitonte titullin kampion. Performanca e tij tërhoqi vëmendjen e Liverpoolit, që është rikthyer sërish në gjurmët e futbollistit, i cili edhe këtë sezon po shkëlqen me klubin nga Lisbona. Drejtuesit e portugezëve e kanë “blinduar” talentin, i cili ka firmosur kontratën deri në vitin 2026, duke e çuar klauzolën nga 60 milionë euro në 80 milionë. Sportingu mund të pranojë ta lërë të lirë Gonçalvesin, vetëm nëse “The Reds” do t’i ofrojnë pikërisht shumën që ata kërkojnë, pra 80 milionë euro.

 

Amine Gouiri është talenti që po “eklipson” “yje” si Nymar, Mbappe apo Messi. Sulmuesi i Nices po bën një paraqitje të shkëlqyera, teksa në 11 ndeshje ka realizuar 6 gola, duke e ndihmuar ekipin të renditet në vendin e dytë me 23 pikë të grumbulluara. Shumë ekspertë të futbollit në Francë po e krahasojnë 21-vjeçarin me Karim Benzemanw. Karakterisitikat e tij të veçanta dhe goditjet nga jashtë zonës kanë ipresionuar shumë trajnerin e Manchester City-t, Pep Guardiloa, i cili për të mposhtur konkurrencën e klubeve të tjera do të synojë ta rrëmbejë futbollistin gjatë merkatos së janarit. Gouiri iu bashkua Nices nga Lyoni në korrik të vitit 2020 për vetëm 7 milionë euro, ndërsa tani vlera e kartonit të tij kap shifrën e 50 milionë eurove.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency