Messi i dëmtuar, humbet sfidën e radhës!
Lionel Messi u zëvendësua në fund të pjesës së parë të sfidës ndaj Lille dhe fillimisht u aludua se ndërrimi ishte një zgjedhje teknike e trajnerit argjentinas Pochettino por në fakt, 6-herë fituesi i Topit të Artë u zëvendësua për shkak të një dëmtimi siç e konfirmoi vetë klubi i PSG më pas me një komunikatë zyrtare. Pikërisht për shkak të lëndimit në sfidën e së premtes ndaj Lille, Messi nuk zbriti në stërvitje me PSG as këtë të hënë dhe gjasat janë që argjentinasi të mungojë në duelin e së mërkurës për grupet e Championsit ndaj gjermanëve të Leipzig. Shpresat e trajnerit Pochettino janë që Messi të rikuperohet në kohë për ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Bordeuax.



