La Liga

Shifrat e Casemiros, ja pse është lojtar kyç i Realit

Mesfushori brazilian, Casemiro, është lojtari i gjashtë më i përdorur nga trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, gjatë këtij sezoni, me 13 ndeshje. Nuk është normale ta shohësh këtë futbollit të mungojë qoftë për disa minuta.

Sezonin e kaluar ishte i dyti me më shumë minuta në këmbë, 3940 dhe 46 ndeshje. Në sezonin 2019-2020 ishte më I përdoruri, duke lënë pas Benzemanë dhe Courtois, me 46 ndeshje dhe 4081 minuta. Gjatë 2018-2019 regjistori 43 ndeshje dhe 3262 minuta, i gjashti me më shumë minuta. Në sezonin 2017-2018, 48 ndeshje dhe 3945 minuta e renditej menjëherë pas Keylor Navasit më listën e lojtarëve me më shumë minuta. 42 ndeshje dhe 3313 në sezonin 2016-2017, i teti më i përdorur.

Duhet të kthehesh pas në sezonin e 2015-2016 për të gjetur një edicion që Casemiro të ketë zhvilluar më pak se 40 ndeshje (35 takime dhe 2539 minuta, i dymbëdhjeti në listë).

Ritmi i Casemiros është i jashtëzakonshëm. Duke numëruar të shtatë sezonet me Realin, pa 13 sfidat e sezonit aktual, ai është aktivizuar në 286 ndeshje, pra me një mesatare mbi 40 ndeshje në sezon.

Jo të gjithë lojtarët e ekipit “merengues” i afrohen kësaj statistike. Vetëm Kroos, Modric dhe Benzema nuk bien nën këtë mesatare. Kjo statstikë tregon se sa i rëndësishëm ka qenë braziliani në sukseset e Realit, sidomos në Champions League.

Braziliani nuk duhet të ketë probleme as këtë sezon për të kaluar 40 ndeshje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency