Premier League

Tottenham zyrtarizon Conten, zbulohen shifrat e kontratës së italianit

Prej ditës së djeshme, ishte kthyer në çështje orësh zyrtarizimi i Antonio Kontes si trajner i ri i Tottenham dhe më në fund konfirmimi nga klubi londinez ka ardhur teksa Spurs ka lidhur një kontratë 18-mujore me italianin, ndërsa ka opsionin edhe për një tjetër vit ekstra në rast se gjithçka shkon sipas planit.

Ndërkohë, Konte do të përfitojë nga kontrata e re shumën e majme prej 13 milionë paund, teksa do të “përveshë menjëherë mëngët” për të nisur nga puna duke qenë se ecuria e Tottenham në këtë sezon është tejet negative.

Mediat britanike bëjnë të ditur se ish-trajneri i Interit është takuar me lojtarët dhe ka tashmë vëmendjen për ndeshjen debutuese, e cila do të jetë të enjten në Europa Conference League përballë holandezëve të Vitesse.

Kujtojmë se më parë, në Premier League, Konte ka qenë në krye të Chelsea me të cilën fitoi kampionatin në sezonin 2016-2017, ndërsa në vitin 2018 fitoi edhe FA Cup. Suksese të cilat Konte do të kërkojë t’i përsërisë edhe me Tottenham.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency