La Liga

Presidenti i Villarrealit “i bën pritë” Newcastle për trajnerin Emery

Fernando Roig, president i Villarrealit, foli për mikrofonat e Movistar rreth situatës me Unai Emery pas zërave për interesimin e Newcastle. Lideri verdhezi ka konfirmuar se nuk ka të dhëna për ndonjë ofertë serioze për trajnerin e tij.

“Askush nuk më ka pyetur për Emery. Nuk di absolutisht asgjë. Askush nuk na ka thënë ndonjë gjë dhe nuk e di nga vjen ky lajm. Villarreali nuk ka asnjë lloj komunikimi. Unai dhe ne ishim duke bërë llogaritë e Grupit. E përgëzoj për lojën që ka bërë. Nuk e di çdo të na rezervojë e ardhmja. Jemi tri palë në këtë çështje, por unë di që ne jemi të kënaqur me Unain dhe Unai me Villarrealin”, – tha Roig.

Presidenti insistoi gjithashtu se është i kënaqur me punën e Unait:

“Ne kemi një kontratë të nënshkruar dhe mendoj se ai është i kënaqur. Ndryshimi i trajneri nuk do të ishte i mirë apo i shëndetshëm për skuadrën. Unai ka një kontratë të nënshkruar me Villarrealin dhe detyra e tij është të fitojë ndeshjen kundër Getafes. Ai duhet të përmbushë kontratën dhe ne po punojmë për këtë.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency