VIDEO/ Dinamo i shkakton humbjen e parë sezonale Tiranës dhe prek çerekfinalet
Dinamo fitoi 2-0 ndaj Tiranës ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Ekipi i Bledi Shkëmbit realizoi dy gola në pjesën e parë.
Agim Ibraimi zhbllokoi takimin me një penallti të kthyer në gol (26’), teksa Xhulio Skuka dyfishoi në fundin e fraksionit të parë.
Bardheblutë tentuan të shënonin një gol shprese në pjesën e dytë, por nuk ia dolën dot. Dinamo menaxhoi mirë avantazhin e dyfishtë dhe siguroi një sukses tepër të rëndësishëm, sidomos në aspektin moral.
Ky derbi do të përsëritet edhe dy herë të tjera këto ditë. Në fundjavë zhvillohet përballja për javën e tetë të Abissnet Superiore, ndërsa më pas, dy skuadrat e kryeqytetit do përballen për sfidën e kthimit në Kupë.
Dinamo – Tirana 2-0 Ibraimi 26′ (Pen), Skuka 40′
Kronika e ndeshjes:
– Përfundon derbi Dinamo-Tirana me blutë që ia dalin të triumfojnë 2-0 dhe të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kalimit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
90′ + 3 – Hoxhallari merr kartonin e dytë të verdhë dhe shkon para kohe në dhomat e zhveshjes.
90′ – Akordohen 4 minuta shtesë…
78′ – Rast ideal për Dinamon, që të shënojë edhe golin e tretë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, është Besir Demiri që ekzekuton një penallti në lëvizje, por grushton mjaft mirë Visar Bekaj.
74’ – Seferi niset i vetëm me portierin, por Isaevski i vjedh kohën dhe më pas sulmuesi bardheblu detyrohet të shkaktojë faull në sulm.
66′ – Provon sërish Hoxhallari me kokë, por këtë herë është shtylla që u mohon golin bardhebluve
64′ – Dy tentativa radhazi për Tiranën, fillimisht me Hoxhallarin nga goditja standarde e më pas me Ismailgecin, por Bakaj është në lartësinë e duhur në të dy rastet.
60′ – Limaj futet bukur në zonë dhe provon nga distanca, por grushton Edvan Bakaj dhe mban portën të paprekur
57′ – Seferi provon nga distanca, por topi devijohet dhe përfundon në këndore për Tiranën
51′ – Sulm i rrezikshëm i Tiranës, me Përgjonin që kroson për Ngo’o, por qendër-sulmuesi nuk arrin të devijojë drejt portës
49′ – Mihana provon me një goditje nga distanca, por pret në dy kohë Bekaj.
48′ – Harizaj largohet i dëmtuar dhe i lë vendin Edvan Bakajt
48′ – Starton pjesa e dytë, menjëherë me telashe për Dinamon. Dëmtohet portieri Harizaj dhe kërkon ndihmën e mjekëve
Përfundon pjesa e parë në Air Albania, Dinamo udhëheq me shifrat 2-0
45+2 Akordohen dy minuta shtesë
40′ – Gooooool! Dinamo shënon golin e dytë, Skuka pasi kalon Bekajn shënon me portën e zbrazët
35′ Te Tirana pretendojnë për penallti pas një goditje me kokë të Ngo
26- Goooool! Dinamo në avantazh, Skuka ndalet me faull nga Bekaj. Ibraimi tregohet i saktë nga pika e bardhë
25′ – Bekaj ndal me faull Skukën brenda zonës dhe arbitri akordon penallti…
22- Skuka merr krahun me shpejtësi, por në fund Hoxhallari ia del ta ndalë duke devijuar sferën në këndore
14- Dinamo kërcënon portën e Bekaj, Skuka ndalet nga gardiani i bardhebluve
4′- Pretendon për penallti Dinamo, Skuka rrëzohet në zonë por arbitri vazhdon lojën
– Starton sfida në “Air Albania”
Formacionet zyrtare:
Dinamo (4-3-3): Harizaj; Siljanovski, Sidibe, Imami, Isaevski; Demiri, Haxhiu, Ibraimi; Skuka, Mihana, Chinedu
Tirana (5-3-2): Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Najdovski, Përgjoni; Toli, Limaj, Hoti; Ngo’o, Seferi
Shifra dhe fakte:
– Derbi mes “nëndetëses blu” dhe Tiranës luhet për herë të 18 në fazën me eliminim të Kupës së Shqipërisë dhe në 17 herët e kaluara, në 10 raste është kualifikuar Dinamo e 7 bardheblutë.
– Dinamo dhe Tirana janë përballur plot 5 herë edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë, aty ku bardheblutë kanë fituar tre herë, duke ngritur trofeun dhe dinamovitët vetëm dy herë.
– Tirana është skuadra që e ka fituar më së shumti Kupën e Shqipërisë, plot 16 herë, kundrejt 13 herëve që këtë trofe e ka ngritur lart Dinamo, teksa të dy ekipet janë pjesë e treshes që kanë triumfuar më së shumti në këtë kompeticion.
– Blendi Shkëmbi do të duhet të bëjë pa qendërmbrojtësin Sofranac, i cili vuan nga një dëmtim dhe përveç sfidës së sotme, është në dyshim edhe për atë të fundjavës, sërish ndaj bardhebluve.
– Dinamo dhe Tirana do të përballen 6 herë këtë sezon, dy sfida në Kupën e Shqipërisë dhe 4 të tjera në kampionat, teksa interesant është fakti që tre nga ndeshjet do të luhen vetëm në muajin nëntor dhe do të jenë radhazi.



