Conte paralajmëron rivalët: Pas Juves e Interit, ngre lart edhe Tottenhamin
Pas sukseseve me Juventusin, Interin dhe Chelsea, Antonio Konte kërkon që të bëjë mirë dhe tek Tottenham. Mes premtimit për të bërë mirë dhe tek londinezët, italiani ka dhënë intervistën e parë për televizionin e klubit, duke e konsideruar një nder mundësinë për të drejtuar “The Spurs”.
“Për mua është një kënaqësi e madhe, një nder i madh të bëhem trajner i Tottenham. Mendoj se kjo është një mundësi e shkëlqyer për mua që të kthehem në Angli në një klub ku ka lojtarë shumë të mirë dhe, sigurisht, do të jetë kënaqësi të jem trajner i Tottenhamit. Klubi më dote shumë, dhe për mua është një nder të bëhem trajner i Tottenham. Dua ta shpërblej këtë besim që më është dhënë”, tha Conte.
52-vjeçari tregon se Tottenham shfaqi interes dhe në fillim të sezonit, megjithatë asokohe ai nuk ishte gati për tu rikthyer në Angli, duke rreshtuar dhe arsyet e tij.
“Po, është e vërtetë që kam pasur një telefonatë nga Tottenham në verë, por sapo isha ndarë nga Interi pas dy sezonesh shumë të rëndësishme dhe të vështira. Nuk ishte koha e duhur për të nisur një eksperiencë të re edhe pse Tottenham është një klub shumë i rëndësishëm në Angli dhe në botë. Doja që të kaloja pak kohë me familjen time. Në anën tjetër isha ende i lidhur me Interin. Doja pak pushim”, deklaroi italiani.
Conte vlerëson punën që është bërë tek Tottenham në infrastrukturë, duke premtuar se skuadra do të përligjë investimet e bëra.
“Kam ardhur një në klub që ka një stadium fantastik, terrene sportive të mrekullueshme dhe mendoj se është në krye në këtë aspekt. Do punojmë shumë që ta çojmë Tottenham në të njëjtin nivel me infrastrukturën”, tha italiani.
Conte ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me Tottenham deri në verën e vitit 2023, ku do të kërkojë që të ketë të njëjtin sukses që ka pasur me klubet e fundit që ka drejtuar në dekadën e fundit.



