Skuka: Për Dinamon luaj edhe si portier, Tiranën e ndëshkoj sërish
Xhulio Skuka e nisi si titullar me Dinamon takimin me Tiranën në Kupën e Shqipërisë. Sulmuesi i “Bluve” realizoi golin e dytë në suksesin 2-0 përballë bardhebluve. 23-vjeçari shfaqet i lumtur në prononcimin e dhënë për Supersport, teksa premton se do ndëshkojë sërish ekipin e Orges Shehit.
“Është një ndjesi shumë e madhe, shumë e mirë, Dinamo është një fanellë shumë e rëndë, sidomos për mua që vij nga poshtë. Ku ta vendosë trajneri do të luaj, edhe në portë do të jap maksimumin.
A do e përsërisim rezultatin edhe në fundjavë? Dy ndeshje nuk janë asnjëherë njësoj, por do punojmë, do japim maksimumin.
Shpresoj që të luaj edhe në kampionat, e kam ruajtur edhe një gol tjetër. Kundërshtari më i fortë? Aty aty janë të gjithë, janë të gjithë ekipet shumë të forta, nuk veçoj asnjë”, përfundoi sulmuesi i Dinamos.



