Zemra triumfon mbi milionat, Unai Emery vendos për të ardhmen
Unai Emery është menduar gjatë, oferta për t’u ulur në stolin e Newcastle është tunduese, por trajneri spanjoll ka zgjedhur të mos e braktisë Villareal, klub të cilin e udhëhoqi drejt fitimit të Europa League sezonin e kaluar.
50-vjeçari iberik ka bërë publik vendimin e tij nëpërmjet një letre të hapur, aty ku shpjegon se pse vendosi të mos largohet nga drejtimi i Villareal, me të cilët ka kontratë deri në verën e vitit 2023.
“Villareal është shtëpia ime dhe jam i përfshirë 100% te ky klub. Jam sinqerisht mirënjohës për interesimin e një klubi të madh, por jam edhe më mirënjohës për faktin që do të vazhdoj të qëndroj këtu ku jam.
Ky është shkaku pse ia bëra të ditur Fernando Roig (presidenti i Villareal) synimin tim për të vijuar të jem pjesë e këtij projekti, për përfshirjen dhe respektin që marr nga klubi dhe lojtarët e mi, i cili është i ndërsjelltë”, shkruan Unai Emery.



