Opsionet që ka Barça për zëvendësimin e Kun Agueros
Sergio Aguero do të monitorohet me shumë kujdes gjatë tre muajve të ardhshëm dhe do t’i nënshtrohet trajtimit të specializuar për aritminë që shfaqi pak ditë më parë, pse jo duke rrezikuar edhe jetën në fushën e blertë. Pra argjentinasi në rastin më të mirë do të mund të kthehet të luajë futboll, por jo pa kaluar një periudhë e gjatë sigurie.
Në çdo skenar Barcelona do të jetë e detyruar të kërkojë një zëvendësues për të në merkaton e dimrit, pavarësisht se situata ekonomike kufizon shpenzime të tjera. Drejtuesit e Barçës kanë marrë sigurinë e plotë se do të ketë një fond të caktuar për të shpenzuar si rrjedhojë e kursimeve në nivelin e pagave.
Plani A i Barçës nuk është të afrojë një sulmues për gjashtë muaj, siç ndodhi me Boateng, Braithwaite apo vetë Luuk de Jong, por që në ka funksionuar si duhet deri më tani. Për ketë arsye, drejtuesit e klubit “blaugrana” do të synojnë nënshkrimin e një lojtari që është në projekt.
I preferuari i Mateu Alemany dhe Ramon Planes është Dani Olmo. Në moshën 23-vjeçare, ai i përgjigjet portretit të lojtarit që pëlqen Barça. Olmo ka një kontratë deri në vitin 2024 me Leipzigun. Barça duhet të këmbëngulë për transferimin në formë huazimi me të drejtën e blerjes.
Plani B është Raheem Sterling, por përshtatja e tij do të ishte më e vështirë dhe ka disa dyshime për formën e tij aktuale. Manchester City dëshiron ta heqë qafe, por jo falas. Nëse ai dëshiron të largohet, anglezi do të duhet të paraqesë një ofertë.
Situata e Luuk de Jong gjithashtu mund të ndryshojë në këtë skenar të ri. Me Braithwaite të lënduar dhe Agueron me probleme me zemrën, holandezi, që konsiderohej i pavlefshëm, mund të mbetet alternative e vetme deri në fund të sezonit. Trajneri i ardhshëm do të duhet ta mbrojë atë para tifozëve.



