Futboll

Xavi “kap demin për brirësh”, do të jetë ai “Laporta”

Sheiku dhe pronari i Al-Sadd, Mohammed Bin Al Thani, nuk njeh asnjë interlokutor (ndërmjetësues) të vlefshëm përveç presidentit Joan Laporta apo trajnerit Xavi Hernández. Protagonistët e tjerë në bisedimet për arritjen e një marrëveshjeve që ish-lojtari i Barcelonës të lihet i lirë nga klubi nga Katari janë krejtësisht të parëndësishëm. Pra, vetëm dy persona e kanë autoritetin për t’u takuar me Sheikun.

Xavi ka vendosur “ta kapë demin për brirësh”, i vetëdijshëm se nëse nuk bën një hap përpara, operacioni mund të rrezikohet. Trajneri i Al-Sadd ka planifikuar një takim orët e ardhshme me sheikun për t’i komunikuar personalisht ofertën e Barcelonës, duke vepruar si zëdhënës i klubit, dhe në këtë rast, pothuajse si president.

Xavi do t’i kujtojë edhe marrëveshjen prej “gentleman”-ësh, që kanë nënshkruar qershorin e kaluar, e cila parashikon që nëse do të vijë një ofertë nga Barcelona, ​​sheiku do ta linte të lirë, përtej klauzolës prej 5 milionë eurosh.

Po kështu, fakti që ai është ambasador i “Katar 2022” dhe ka thënë gjithmonë fjalët e mira për këtë vend të kritikuara shumë për formën e tij të qeverisjes dhe për menaxhimin e të drejtave individuale, është pika në favor që sheiku të pranojë largimin e Xavit.

Prandaj, Xavi beson se takimi do të përfundojë me një “po” nga pronari i Al-Sadd, që vështirë se mund t’ia prishë ëndrrën për të stërvitur Barcelonën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency