Qarabag siguron kualifikimin, Flora dhe Anorthosis “vrasin” njëra-tjetrën!
Qarabag siguroi minimalisht kualfikimin në fazën tjetër të Conference League falë suksesit 1-2 në Kazakasitan ndaj Kairat Almaty-t ndeshje e vlefshme për grupin H. Ky ishte suksesi i tretë rresht për skuadrën azere që e sheh veten përkohësisht në krye të renditjes ndërkohë që ka siguruar minimalisht vendin e dytë në grup, pozicion që e kualifikon në ruandin e 1/16-ave të këtij kompeticion ndërkohë që Qarabag synon edhe vendin e parë që të kualifikon një raund më lart në 1/8-at.
Ganezi Wadji kaloi Qarabag në avantazh në fillimin e pjesës së dytë, por Kairat Almaty që luante shansin e fundit për një vend në fazën tjetër barazoi shifrat me një tjetër afrikan sulmuesin nga Guinea Kante në minutën e 68-të, ndërkohë që francezi Zoubir 4 minuta më vonë realizoi golin e fitores për azerët të cilët u ngjitën në kuotën e 10 pikëve. U mbyll në barazim 2-2 ndërkohë sfida mes dy më të dobëtave të grupit B mes Flora Tallin dhe Anorthosis me estonezët dhe qipriotët që edhe pse jo ende matematikisht eliminuan njëra-tjetrën nga Conference League. Christofi dhe Popovic i dhanë avantazhin e dyfishtë Anorthosis brenda 4 minutave në fraksionin e parë nga minuta e 29-të në të 33-ën, ndërkohë që Flora barazoi në fraksionin e dytë me Sappinen dhe Zenjov.



