Futboll

Pirlo pranë rikthimit në stol, indicia e fundit e afron me klubin më të vjetër italian

Andrea Pirlo qëndron pushim prej 28 majit, datë kur i dha fund aventurës si trajner i Juventusit. Ish-mesfushori i madh dëshiron të rikthehet në stol dhe është afër marrjes së drejtimit të Genoas.

Ekipi më i vjetër italian po kalon një moment të vështirë. Nëse mungon rezultati pozitiv në takimin e nesërm ndaj Empolit, trajneri Ballardini do të shkarkohet.

Disa emra përfliten si kandidatë për të marrë drejtimin e Genoas, mes tyre edhe Gattuso, por në “pole” qëndron Andrea Pirlo.

Djali i tij, Nicolo ka filluar të ndjekë klubin xhenovez në rrjetet sociale, një indicie që afron babanë e tij me postin e trajnerit.

42-vjeçari pëlqehet shumë nga pronarët e rinj amerikanë, të cilët janë të bindur që zgjedhja e Pirlos është më e mira, teksa ardhja e tij do i jepte një tjetër prestigj klubit italian.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency