Zyrtare: Performancat pozitive vlerësohen, Chelsea rinovon me një mbrojtës
Chelsea po kalon një moment shumë të mirë. Ekipi i Thomas Tuchel kryeson Premier League dhe është një hap larg kualifikimit më tej në Champions League.
Drejtuesit e kampionëve të Europës kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin me Trevoh Chalobah. Qendërmbrojtësi anglez me origjinë nga Sierra Leone (tre ndeshje me Anglinë U21) ka firmosur deri në vitin 2025.
22-vjeçari është një prodhim i klubit të Chelsea, teksa prej 1 korrikut është pjesë e ekipit të parë, duke ia dalë të marrë besimin e gjermanit Tuchel.
Paraqitjet pozitive në fushën e blertë janë vlerësuar nga drejtuesit e klubit, të cilët i kanë ofruar kontratën e re. “Situatë surreale, sapo kam firmosur kontratë të gjatë me klubin e zemrës, ëndrra vazhdon“, deklaroi pas firmës lojtari defensiv.




