Conference League

Conte debuton me fitore, Roma nuk “hakmerret” dot ndaj Bodo-Glimt!

Antonio Conte debutoi me një fitore të vështirë në Conference League në stolin e Tottenham. Spurs-at mposhtën 3-2 Vitessen duke parakaluar holandezët dhe duke u ngjitur në vendin e 2-të të grupit G, me objektivin për të synuar vendin e parë deri në fund. Son, Lucas dhe autogoli i Rasmussen i dhanë avantazhin e trefishtë Tottenham-it në gjysmë ore lojë, por po brenda pjesës së parë Vitesse rihapi sfidën duke shënuar dy herë me Rasmussen dhe Bero. Tottenham luajti për 22 minuta me një lojtar më pak se Vitesse ndërkohë që në fund gjyqtari nxorri dy kartona të kuq për holandezët të cilët e mbyllën sfidën me 9 lojtarë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi francezët e Rennes mposhtën minimalisht 1-0 sllovenët e Muras duke ruajtur kreun e grupit.

Përfundoi në barazim 2-2 kryendeshja e grupit C mes Romës dhe Bodo-Glimt me norvegjezët që ruajtën kreun e grupit. Solbaken i dha epërsinë norvegjezëve në fundin e pjesës së parë por El-Sharaawy barazoi në të 54-ën, përpara se Botheim t’i jepte sërish epërsinë miqëve. Roma shmangu humbjen 6 minuta para fundit me mbrojtësin Ibanez një gol i akorduar gola-line technology. Sinisterra dhe Dressers i dhanë fitoren me shifrat 1-2 Feyenoord në transfertën ndaj Union Berlin me holandezët që kryesojnë grupin E të Conference League të pashqetësuar ndërkohë Slavia Pragë mposhti 1-0 izraelitët e Maccabi Haifas. Me Enea Mihaj gjatë gjithë lojës në fushë Paok u mposht 1-2 nga Fc Copenhagen duke rrëshkitur nga vendi i parë në të tretin në grupin F që kryesohet nga danezët me 9 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency