Newcastle sfidon Marseille për mesfushorin e talentuar francez
Matteo Guendouzi ka rilindur me Marseille, ku është huazuar nga Arsenali dhe klubi francez po punon për të blerë plotësisht kartonin e mesfushorit 23-vjeçar, megjithatë negociatat me “topçinjtë” janë komplikuar.
Kjo pasi së fundi për mesfushorin e talentuar ka shfaqur interes skuadra e Newcastle, që është gati të paguajë 25 milionë euro për kartonin e tij, me qëllim që tra transferojë që në muajin janar.
“Magpies” e kanë nisur shumë keq sezonin dhe deri tani janë në garë për mbijetesë, por me afrimin e sponsorëve arabë, kanë para mjaftueshëm për të synuar majat dhe objektivi primar është që në janar të përforcohet grupi me elementë që të nxjerrin sa më shpejt skuadrën nga pjesa fundore e tabelës.



