Kombëtare

Kthehet në stërvitje javën e ardhshme, Abrashi bëhet nostalgjik për të kaluarën në Gjermani

Pas gjashtë viteve në Gjermani si pjesë e Freiburg, Amir Abrashi në qershor të vitit 2021 është rikthyer në kampionatin zvicerian, aty ku tashmë është pjesë e Grasshoppers. Por, aventura e 31-vjeçarit me këtë ekip nuk po shkon sipas pritshmërive duke qenë se mesfushori i kombëtares së fundmi po vuan një dëmtim dhe kjo e ka penguar të jetë edhe pranë kuqezinjve. Megjithatë, Abrashi javën e ardhshme do të rikthehet në stërvitje me ekipin, ndërsa në një intervistë për mediat zviceriane ka theksuar se ende e ndjek Freiburgun.

“Tani që kam qenë i dëmtuar kisha mundësinë të shikoja çdo ndeshje të Freiburg. Do ta shikoj me shumë mundësi edhe në takimin kundër Bajern Munich. Çdo gjë është e mundur dhe Freiburg mund të bëjë mirë dhe ata do të shkojnë për të fituar, e di këtë prej trajnerit. Kam ende shumë kontakte me lojtarë te Freiburg dhe gjatë periudhë së dëmtimit isha në Gjermani.

Më ka kontaktuar trajneri i Freiburg, ata ruajnë marrëdhënie të mira me të gjithë. Nuk ka arrogancë dhe ka lojtarë që për klubin japin gjithçka. Ndërkohë, fansat nuk janë asnjëherë të mërzitur me ekipin. Kjo të bën të kuptosh se sa me “këmbë në tokë” janë njerëzit aty dhe e gjitha kjo shpërblehet me kohën”, u shpreh Abrashi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency