Egnatia kërkon surprizën e radhës, publikohen çmimet e biletave për ndeshjen me Vllazninë
Egnatia mund të konsiderohet pa frikë si një nga surprizat e sezonit në Abissnet Superiore. Ekipi i drejtuar nga Gugash Magani pavarësisht se vjen nga kategoria inferiore, ia ka dalë të fitojë respekt në elitë.
Kështu, pas shtatë javëve të para, Egnatia gjendet në vendin e pestë duke grumbulluar nëntë pikë teksa gjatë këtyre ndeshjeve tërheq vëmendjen barazimi në kryeqytet ndaj Tiranës dhe Partizanit apo edhe triumfin ndaj Laçit e Kastriotit.
Ndërkohë, në Rrogozhinë presin vazhdimësi dhe nesër në impiantin e tyre të ri do të provojnë të vendosin në vështirësi Vllazninë,e cila ka po ashtu nëntë pikë në klasifikim. . Klubi ka publikuar çmimet e biletave duke ftuar tifozët ta bëjnë me krahë ekipin, në formë që të besuarit e Maganit të kenë më shumë energji në këmbët e tyre për të ndjekur objektivat sezonalë.
Çmimet e biletave për ndeshjen Egnatia-Vllaznia:




