Kategoria Superiore

Brdariç: Ndaj Egnatias kanë rëndësi pikët, kemi vetëm një mungesë

Me Tiranën 11 pikë para në krye të renditjes, sfida ndaj Egnatias kthehet në vendimtare për Vlalzninë, që duhet të fitojë patjetër për të mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion. E di mjaft mirë këtë edhe trajneri Thomas Brdaric, që pas dy humbjeve radhazi, ka deklaruar se skuadra duhet të reagojë në kohën e duhur.

Me çfarë objektivi shkoni nesër ndaj Egnatias?
Synimi jonë në çdo ndeshje është të marrim rezultat pozitiv dhe për këtë gjë duhet të jesh gjithmonë i përqendruar. I marrim seriozisht çdo kundërshtar, do të përballemi nesër me Egnatia dhe do të jetë një sfidë mjaft e mirë.

Kampionat i çuditshëm për Vllazninë…
Prandaj ne duhet të jemi në një ditë të mirë nesër dhe të shkojmë përtej limitive, dhe çdo kush duhet ta dijë se nesër është një ndeshje e rëndësishme.

Si është gjendja me dëmtimet?
Mendoj se mjekët kanë bërë një punë të mirë këtë javë, përveç Gjurgjevic të gjithë të tjerët do të jenë gati për nesër.

Me 9 pikë në 7 ndeshje, duket se Vllaznia ka bërë shumë pak…
Këtu te Vllaznia asnjë nuk është i kënaqur me renditjen dhe e dimë që duhet të përmirësohemi. Në fillim të ndeshjes, baza duhet që të jemi stabël në mbrojtje dhe të luftojmë çdo duel. Kjo është gjëja kryesore që do të kërkoj nesër, që të jemi të fortë në duele dhe të jemi kompakt në mbrojtje për të mos i lënë hapësira Egnatias për të shënuar.

Sa e vështirë është ndeshja ndaj Egnatias?
Është një ndeshje kyçe për ne pasi jemi profesionist dhe mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Do të luajmë ndaj Egnatias që ka pikë njësoj si ne, por do të mundohemi të bëjmë diferencën dhe të dalim me 3 pikë nga kjo ndeshje.

Keni punuar për të përmirësuar gabimet e fundit?
Ndeshja e fundit në Kupë do të japë vetëbesim. Ne analizojmë të gjitha ndeshjet dhe e dimë ku duhet të përmirësohemi e të mos bëjmë gabime të thjeshta. Duhet të punojmë fortë dhe të jemi sa më pozitivë në stërvitje. Dua që ekipi të më japë një sinjal që janë të uritur për të fituar këtë ndeshje dhe gjuha jonë e trupit të jetë sa më e mirë dhe duket që jemi të motivuar për të fituar.

Vështirësohet objektivi nëse nuk fitoni?
Për mua Tirana është një skuadër me forcë të veçantë në Superligë. Ata kanë arritur disa rezultate radhazi, por siç e pamë në Kupë ata edhe humbasin. Për mua e rëndësishme është të ngushtojmë diferencën dhe të marrim pikë.

I trembeni aleancave duke parë ndeshjet Tirana-Dinamo?
Të gjitha ekipet kanë aftësitë e tyre të forta dhe do të mundohemi të parandalojnë kundërshtarin, por unë nuk e kam mendjen te aleancat. E kam mendjen që të fitojmë nesër ndaj Egnatias dhe jam shumë i përqendruar aty.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency