Zogovic: Kemi cilësi dhe personalitet, ndaj Egnatias për fitore
Në krah të trajnerit Brdaric, në konferencën për shtyp në prag të transfertës ndaj Egnatias, ishte edhe portierin Bojan Zogovic. Ky i fundit u shpreh se kuqeblutë kanë një grup shumë të mirë dhe se dy humbjet kanë qenë më shumë një incident në rrugëtimin e tyre.
Sa i kënaqur jeni pas këtij starti të sezonit?
Mendoj se e kemi nisur mirë sezonin, por në dy ndeshjet e fundit në kampionat kemi patur disa probleme. Jemi një skuadër shumë e mirë me shumë cilësi dhe personalitet dhe do të shkojmë në Rrogozhinë 3 pikët. E di që kemi pësuar shumë gola dhe kjo nuk është gjë e mirë. Kemi bërë analizat tona dhe tani do të jemi më mirë se më parë.
Si mund të mposhtet Egnatia?
Mendoj se duhet të luajmë në mënyrë të zgjuar dhe inteligjente. Duhet të mbajmë topin në mënyrën më të mirë të mundshme, të çojmë sa më shumë topa në zonën kundërshtare e më pas të godasim sa më shumë drejtë portës e të shënojmë.
Ju shqetëson pësimi i shumë golave këtë sezon?
E dimë që kemi pësuar shumë gola dhe nuk ndihemi mirë për këtë gjë. Sezonin e kaluar kemi qëndruar pa pësuar gol në 20 ndeshje. Qëllimi jonë është të mos pësojmë gol, të marrim vetëbesim nga faza mbrojtje e më pas të shënojmë dhe të marrim rezultat pozitiv



