La Liga

Duro “lë me gisht në gojë” Atleticon, Villareal rikthehet te fitorja

Atletico e Madridit “hedh në kosh” dy pikë mjaft të rëndësishme në garën për titullin kampion, pasi pëson dy gola në minutat shtesë të transfertës ndaj Valencias dhe nuk shkon dot përtej barazimit 3-3.

Los Colchoneros bënë gjithçka mirë në “Mestalla”, pasi gjetën avantazhin me anë të Luis Suarez në pjesën e parë, ndërsa në fillim të të dytës Savic shënoi një autogol të pafat dhe riktheu baraspeshën.

Megjithatë të besuarit e Simeones ia dolën të shënojnë edhe dy herë të tjera, fillimisht me Griezmann e më pas me kroatin Vrsaljko, duke vënë ndeshjen në dishezë, megjithatë duket se u relaksuan para kohe.

Kjo pasi Valencia përdori kartën Hugo Duro, me sulmuesin 21-vjeçar spanjoll që zbriti në fushë në minutën e 85-të dhe shënoi dy herë në minutat shtesë, duke shmangur humbjen për skuadrën vendase e njëkohësisht duke “lënë me gisht në gojë” Atleticon e Madridit, që mbetet në vendin e katërt me 23 pikë, 4 më pak se Reali kryesues.

Në sfidën tjetër të La Ligës, Villareali ia doli të fitojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Getafes, me një gol të shënuar nga Trigueros në minutën e 10 të takimit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency