Futboll

Titullar te Tirana, mesfushori tetovar fiton grumbullimin me përfaqësuesen

Aktivizimi titullar te Tirana, ekipi që kryeson Abissnet Superioren, shpërblen Ennur Totren me një ftesë nga përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut për dy ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit kundër Armenisë dhe Islandës në datat 11 dhe 14 nëntor.

I aktivizuar në 8 ndeshje të Abissnet Superiores dhe autor i një goli në fitoren 2-3 përballë Teutës, mesfushori tetovar është ftuar nga trajneri Bllagoja Milevski për shkak të mungesave në repartin e mesfushës për arsye dëmtimesh.

Për Totren kjo nuk është hera e parë që grumbullohet me Maqedoninë e Veriut, pasi ai ka debutuar vitin e shkuar në eliminatoret për Kampionatin Europian, ndërsa ishte pjesë edhe e finales së Ligës së Kombeve kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, ku Maqedonia e Veriut fitoi 1-0 dhe siguroi kualifikim historik në Kampionatin Europian.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency