Inzaghi: E merituam më shumë fitoren në derbi, ka kohë për të rikuperuar
Simone Inzaghi është optimist për vazhdimësinë e Interit në këtë sezon. Pavarsisht barazimit në derbin ndaj Milanit dhe faktit që zikaltrit nuk kanë fituar asnjë ndeshje ndaj skuadrave pretendente në këtë sezon, trajneri i Interit theksoi se skuadra e tij meritonte më shumë përballë kuqezinjëve dhe se ka kohë për të rikuperuar 7 pikët disavantazh ndaj Milanit dhe Napolit.
“Gota është gjysmë plot sepse kemi krijuar shumë dhe kemi humbur një penallti, merituam më shumë, por u përballëm me një skuadër të shkëlqyer, gjithsesi shfaqje të tilla na japin vetëdije për forcën tonë. Duhet të rikuperojmë forcat dhe energjitë, ka disa lojtarë që janë të dëmtuar. Kundër Juves dhe Milanit ne merituam të fitonim, por kuqezinjtë dhe Napoli po mbajnë një ritëm të jashtëzakonshëm. Ka kohë për të rikuperuar.”



