Serie A

Pioli më realist se Inzaghi: Interi i fortë, por Milani im është rritur shumë!

I kënaqur për atë çfarë Milani i tij tregoi në derbin e Madoninës dhe me vetëdijen se drejton një skuadër të fortë. Stefano Pioli u tregua më realist se Simone Inzaghi i cili foli pak me doza tifozllëku në konferencën për shtyp pas barazimit 1-1 ndaj Interit. Për Piolin krahasuar me një vit më parë Milani i tij është rritur shumë.

“Ishte e komplikuar, e vështirë, ne vuajtëm shumë në 20 minutat e para të pjesës së dytë. Interi është i fortë, por ne kemi treguar se jemi të fortë gjithashtu. Treguam dëshirë të madhe për të dalë me një rezultat pozitiv nga ky derbi. Rritja e Milanit në krahasim me derbin e sezonit të kaluar? Eshtë normale, shikoni ndryshimin në moshën mesatare mes nesh dhe Interit në njëmbëdhjetëshen fillestare. Tani ne i luajmë ndeshjet me më shumë bindje. Interi është sigurisht ndër më të fortët në ligë, ka disa vështirësi, në disa situata ne ishim më të mirë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency