Kategoria Superiore

“Shkëmbi si Ferguson”, presidenti i Dinamos paralajmëron masa: Lojtarët të jenë më burra në fushë

Dinamo pësoi një humbje të thellë 4-0 në derbi ndaj Tiranës në këtë javë të Abissnet Superiores. Një disfatë të cilën presidenti Ardian Bardhi kërkon të mos e përjetojë sërish, ndaj në një prononcim për faqjen zyrtare të klubit thekson se do të marrë masa. Ndërkaq, shton se trajneri Bledi Shkëmbi nuk rrezikon aspak, ndërsa kërkon që lojtarët të tregohen më shumë burra në fushë.

“Jam shumë i mërzitur për atë ndeshje, nuk jam i mërzitur për humbjet sepse ato ndodhin por jam i mërzitur për mënyrën si erdhi. Ishte paraqitje e dobët dhe dua t’u kërkoj ndjesë tifozëve për atë zhgënjim, edhe atyre tifozëve të padukshëm që nuk e kanë ndjekur skuadrën në stadium. Dua dhe do ta bëj edhe stafin teknik, stafin drejtues e lojtarët që t’i kërkojnë falje tifozëve sepse nuk e meritojnë atë zhgënjim. Është një humbje që nuk i shkon për shtat fanellës së Dinamos. Trajneri Shkëmbi nuk rrezikon aspak, kemi nisur një projekt dhe ai do jetë si një Ferguson te Dinamo.

Nuk do largohet edhe sikur të biem nga kategoria. Do të vazhdojmë punën, do të analizojmë gjithçka dhe do të marrim masa që humbje si kjo me Tiranën të mos përsëriten. Duhet të nxjerrim shkaqet dhe secili të marrë përgjegjësitë. Skuadra ka dy ditë pushim dhe pastaj do të bisedojmë për gjithçka. Dua të jemi të bashkuar për të arritur aty ku duhet. Dua që lojtarët të jenë më burra në fushë dhe të japin më shumë në fushë për fanellën e Dinamos. Dinamo duhet të shfaqet si skuadër dinjitoze në fushë dhe humbje si kjo me Tiranën janë të papranueshme”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency