Kombëtare

“Kane do rikthehet të shënojë shumë gola”, Southgate i beson “kurës” së Contes

Harry Kane është shumë i rëndësishëm për kombëtaren angleze. Kapiteni po has probleme këtë sezon me Tottenham dhe deri tani ka shënuar vetëm një gol në Premier League.

Në stolin e Spurs është ulur Antonio Conte, lëvizje që gëzon Gareth Southgate. The Sun raporton se trajneri i Anglisë beson se italiani do arrijë të kthejë Kane që njohim të gjithë.

Unë mendoj se kjo ka qenë një periudhë e vështirë për Harry Kane. Tani ka ardhur Conte, të cilin e njoh shumë mirë.

Jami bindur se për Harryn do të jetë si një fillim i ri dhe nuk do të ketë probleme të veçanta duke marrë parasysh disponueshmërinë e tij të madhe.

Ai do të bëjë mirë me Conten, do të rikthehet në nivelet e tij. Unë, si trajner i Anglisë, kam nevojë për golat e tij, ai është sulmuesi ynë më i mirë dhe kemi besim maksimal tek ai”, deklaroi trajneri i “Tre Luanëve”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency