Lajme

13 dëmtime në Itali, Juventusi nuk duron më dhe kërkon prishjen e kontratës

Juventusi siguroi me parametra zero shërbimet e Aaron Ramsey në verën e vitit 2019, por mesfushori uellsian nuk ia ka dalë të lërë shenjën e tij te rekordmenët e futbollit italian.

Asnjëherë titullar fiks dhe plot 13 dëmtime gjatë aventurës si bardhezi. Kontrata i përfundon në vitin 2023, por vështirë të respektohet deri në fund.

Mediet italiane raportojnë se drejtuesit e “Zonjës” po punojnë për të lënë të lirë 30-vjeçarin në merkaton e janarit.

Juventusi shpreson të lirohet nga Ramsey, por i vetmi problem është gjetja e një akordi me agjentin e lojtarit, i cili kërkon një dëmshpërblim financiar për të prishur kontratën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency