Talenti Xavi Simons, vendos kushte për të qëndruar te PSG!
Xavi Simons vendos kushte për të rinovuar me Paris Saint Germain. Mesfushori i talentuar, ka një kontratë që skadon qershorin e ardhshëm dhe për të hedhur firmën në kontratën e re kërkon që klubi ta përfshijë në ekipin e parë. Simons po shkëlqen me të rinjtë, ku në Youth League ka shënuar 2 herë dhe ka dhënë 4 asiste ndërsa vetëm 12 herë është grumbulluar me ekipin e parë në kampionat. Ofertat për 18-vjeçarin nuk mungojnë dhe me një agjent si Raiola e ka të lehtë të luajë diku tjetër.



