Futboll

Lewandowski: Topi i Artë? Më parë Polonia!

Shqipëria do të donte të ishte në vendin që ka sot Polonia në grupin kualifikues, por ajo ndeshje në tetor përfundoi në favor të Lewandowskit me shokë, dhe tani bomberi nga Varshava është i fokusuar vetëm te impenjimet me kombëtaren e tij, një sinjal se polakët nuk do të marrin lehtë asnjë nga sfidat me Andorrën dhe Hungarinë, për t’i bërë një dhuratë pa dashje kuqezinjve. Lewandowski është aq i përqendruar te impenjimet e radhës sa në mendimet e tij nuk është as klubi e aq më pak Topi i Artë.

Trofeu më i rëndësishëm individual në botën e futbollit nuk mund ta shpërqëndrojë. Në konferencën e shtypit që nga grumbullimi me kombëtaren, qendërsulmuesi i Bayern Munich, ju përgjigj edhe disa pyetjeve në lidhje me fitoren e mundshme të Topit të Artë, duke deklaruar, – ” Sinqerisht, në këtë moment e kam lënë mënjanë Topin e Artë, nuk mendoj më për të, – tha Lewandowski duke shtuar, –  nuk i dëgjoj spekulimet që dalin se kush mund ta ketë fituar dhe kush jo. Marr gjithçka me qetësi. Besoj se do të filloj të mendoj për të pas këtyre impenjimeve me kombëtaren, kur do të afrohet edhe dita e dhënies së çmimit, por sigurisht që nuk do ta bëj tani.”

Polonisë që do të përballet me Andorrën dhe Hungarinë, i duhet të mbajë pas Shqipërinë për të ruajtur vendin e dytë, dhe është evidente që për Lewandowskin prioriteti i momentit është që të ruajë pozicionimin që i siguron play ofin për një biletë për në Katar 2022.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency