Në Bosnjë sulmojnë Inzaghin: Flet budallallëqe, Dzeko do të luajë …
Zëvendëskapiteni i Bosjë Hercegovinës, Elvir Rahimic, në konferencën për shtyp të kësaj të mërkure foli edhe për mundësinë e aktivizimit të Edin Dzekos, duke lëshuar edhe një “shigjetë” për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, i cili është ankuar për gjendjen fizike të sulmuesit.
“Kemi lexuar se çfarë ka thënë Inzaghi. Ai nuk dëshiron që të rrezikojmë me aktivizimin e Dzekos në këto ndeshje. Janë budallallëqe. Nëse Dzeko do të jetë gati, sigurisht që do të luajë. Për momentin, ekzistojnë mundësitë që ai të zbresë në fushë.
Në ambientin zikaltër vijojnë të shprehin shqetësim për sulmuesin boshnjak, që ka patur një problem muskulor në derbin e Madoninnas. Sulmuesi ka qëndruar i grumbulluar me kombëtaren, ku kanë ndërmend ta aktivizojnë, pavarësisht se mund të rrezikojmë një dëmtim më të rëndë.



