Astrit Selmani: Duke punuar bashkë, mund të arrijmë gjithçka
Astrit Selmani luajti ndeshjen e tij të dytë me fanellën e Kosovës, teksa kishte debutuar më 9 tetor, kundër Suedisë. Në humbjen 0-2 me Jordaninë, në miqësore, u aktivizua në minutën e 62-të, në vend të Rashicës. Në përfundim të takimit, sulmuesi i Hammarby-t, në Suedi, deklaroi.
“Është kënaqësi më e madhe të luash për vendin. Ndeshjet janë të ndryshme. Mund të shënojmë gola, por sot nuk mundëm, nuk patëm fat. Kosova i ka lojtarët shumë të mirë, të tjerë do të vijnë. Duhet të punojmë, bashkë mund të arrijmë gjithçka”.
Përshtatja më Muriqin? Po përshtatem, ai është lojtar i mirë dhe besoj se mund të shënojmë shumë gola bashkë, mund të asistoj për të”.



