Kategoria Superiore

“Analizë Superiore”/ Protagonist në fitoren e parë të Partizanit, Rrapaj më i miri i ndeshjes

Tetë javë priti Partizani për të marrë tre pikët e para në sezonin e ri në Abissnet Superiore. “Demat” e Ilir Dajës u shfaqën cinikë dhe fituan 0-2 ndaj Kastriotit në takimin e luajtur në stadiumin e Kamzës.

Emiliano Musta zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë falë një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit. Golin e qetësisë e realizoi Arinaldo Rrapaj në minutat shtesë të ndeshjes (90+1’).

Goli i dytë sezonal në Abissnet Superiore për 20-vjeçarin ofensiv, i cili është shpallur futbollisti më i mirë i ndeshjes sipas studimeve të kryera në “Analizë Superiore” në Supersport, nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalist i kombëtares U19, që nxjerr statistika dhe detaje interesante të asaj çfarë ndodh në futbollin tonë.

Rrapaj mori pjesë në 70 aksione të Partizanit, duke realizuar me sukses 44 prej tyre me një mesatare saktësie prej 63%.

Lojtari i ekipit kryeqytetas fitoi 14 nga 23 duelet e zhvilluara me lojtarët kundërshtarë, pra triumfoi në masën 61%.

Në fund pasimet e sakta. Rrapaj dërgoi në destinacionin e duhur 26 topa nga 32, duke treguar saktësi në masën 81%.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency