Insigne larg Napolit, e ardhmja mund të jetë në “tokën e premtuar”
Lorenzo Insigne as që ka ndërmend të rinovojë kontratën me Napolin që i skadon në fund të këtij sezoni. Në muajt e fundit është folur shumë për një transferim të kapitenit të të kaltërve te Interi me parametër zero gjatë verës, por sipas raportimeve që vinë nga gazeta torineze Tuttosport, e ardhmja e Insignes mund të jetë edhe në një tjetër kontinent pikërisht në Major League Soccer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deklaratat e fundit të agjentit të sulmuesit Vincenzo Pisacane se Insignes nuk i është ofruar një kontratë e re 4-vjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh nga Napoli duke përgënjeshtruar gjithçka kanë shtuar zërat për largimin e Insignes. Në skenë ka dalë klubi kandez i Torontos që luan në MLS me këta të fundit që pasi firmosën me Giovincon para disa vitesh tashmë duan një tjetër italian si Insigne të cilit janë të gatshëm t’i plotësojnë të gjitha kërkesat ekonomike duke i ofruar një kontratë afatgjatë me një pagë më të lartë se 5 milionë euro në sezon plus bonuset.



