Trajneri i ri i Norwich, Lampard vendos përfundimisht pas takimit me drejtuesit
Franck Lampard është një nga emrat që doli në skenë për postin e trajnerit të Norwich. Ish-mesfushori i famshëm anglez qëndron pushim prej muajit janar, kur u shkarkua nga posti i teknikut të Chelsea.
Lampard është takuar ditën e sotme me drejtuesit e klubit të Premier League, pjesë e të cilëve është edhe Milot Rashica.
Bisedimet kanë zgjatur pak dhe nuk kanë sjellë “tym të bardhë”. Daily Mail raporton se 43-vjeçari ka vendosur të tërhiqet nga ideja e drejtimit të “Kanarinave”.
Lampard ka vendosur të presë me shpresën e marrjes së një ofertë nga ndonjë klub më i rëndësishëm, ndërsa favoriti për pankinën e Norwich është Dean Smith, i cili u shkarkua nga Aston Villa pak ditë më parë.




