Neymar nuk ndryshon kurrë: Debat me arbitrin dhe Cuadradon, çfarë u tha mes palëve
Brazili fitoi 1-0 ndaj Kolumbisë (Paqueta 72′), rezultat që solli kualifikimin e pesë herë kampionëve të botës në Katar 2022.
Festa e kualifikimit është zbehur disi nga sjellja aspak normale e Neymar me arbitrin kryesor dhe Juan Cuadradon.
Ylli i PSG-së u shfaq protagonist pas tetë minutash, duke iu hakërryer arbitrit kryesor, por ky i fundit e fali duke mos i treguar kartonin e verdhë.
Sulmuesi brazilian nuk u ndal dhe në fundin e pjesës së parë u kap me Cuadradon pas një dyluftimi ku dy lojtarët përfunduan të shtrirë në tokë.
Neymar po ankohej për ndërhyrjen e juventinit, teksa ky i fundit nuk u kursye dhe iu drejtuar me fjalët: “ngrihu, mashtrues”.



