Futboll

“Ninxha” kundër teknologjisë: VAR-i po e shkatërron futbollin, lërini arbitrat të gabojnë

Radja Nainggolan i dha fund aventurës 17-vjeçare në futbollin italian në muajin gusht. Mesfushori belg u rikthye në shtëpi dhe firmosi një kontratë 2-vjeçare me Antwerp.

“Ninxha” ka folur rreth teknologjisë për mediet belge, aty ku shfaqet i ashpër dhe e cilëson VAR-in si shkatërrimtar për lojën më të bukur në planet.

Teknologjia nuk i pëlqen fare, teksa komenton edhe gabimet arbitrare, diçka normale sipas tij në një ndeshje futbolli.

Unë mendoj se VAR-i e ka shkatërruar plotësisht futbollin. Sigurisht që nuk jam tifoz i teknologjisë. Arbitrat duhet të lejohen të kryejnë gabime”, theksoi 33-vjeçari Nainggolan.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency