VIDEO/ Fansat të tërbuar për Salah, tre prej tyre vërshojnë nga tribuna për yllin egjiptian
Egjipti nuk ia doli të shkonte më shumë se barazimi 2-2 në ndeshjen e djeshme ndaj Angolës, sfidë e luajtur në kuadër të kualifikueseve për Katar 2022. Në fakt, kombëtarja ku luan edhe Mohamed Salah ishte duke u mposhtur 2-0, por më pas diti të reagonte e ndihmuar edhe nga ylli i Liverpool që dhuroi një asist.
Megjithatë, pavarësisht se në fushë po i bënte dëm Angolës, tifozët vendas ishin të paduruar për të takuar nga afër Salah dhe në këtë formë kaluan sigurimin duke ia dalë ta përqafonin sulmuesin, i cili mbeti i palëvizur në fushë derisa situata u qetësua.



