La Liga

VIDEO/ Dani Alves: I lumtur që rikthehem, ndërtojmë së bashku Barcelonën

Xavi thërret, Dani Alves përgjigjet. 38-vjeçari është lojtari më i ri i Barcelonës, ekip ku ka luajtur edhe në periudhën 2008-2016.

Futbollisti me më shumë trofe të fituara në historinë e futbollit (44) do të jetë pjesë e ekipit spanjoll deri në fund të sezonit.

Dani Alves nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, teksa Xavi, i cili ka nisur aventurën e trajnerit te Barcelona, do të bazohet tek eksperienca dhe kualiteti i ish-shokut të skuadrës.

Futbollisti latin ka përshëndetur popullin katalanas nëpërmjet një video të publikuar nga Barcelona në Twitter.

Përshëndetje, ndodhem këtu në Barcelonë bashkë me shokët e skuadrës. Jam realisht i lumtur që rikthehem në shtëpi.

Shpresoj të shihemi sa më shpejt për t’u zbavitur dhe për të ndërtuar së bashku këtë skuadër, Ju puth”, deklaron braziliani i Barcelonës.

https://twitter.com/i/status/1459521512738807815

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency