Lajme

Ndër më të mirët këtë sezon, Interi synon rinovimin me një nënkampion bote

Periudhë rinovimesh tek Interi. Drejtuesit e kampionëve të Italisë zgjatën bashkëpunimet me Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella, teksa vijojnë bisedimet me Marcelo Brozovic dhe Federico Dimarco.

Por jo vetëm, zikaltrit po mendojnë t’i ofrojnë një kontratë të re edhe Ivan Perisic. Kroati është një nga lojtarët më të dalluar në këtë fillim sezoni.

32-vjeçari (2 gola dhe një asist në kampionat) del lojtar i lirë në fund të sezonit, por Interi nuk ka ndërmend të humbasë shërbimet e tij.

Simone Inzaghi e vlerëson shumë, teksa Corriere della Sera raporton se drejtuesit janë gati të vlerësojnë performancat pozitive të lojtarit ballkanas.

I vetmi problem lidhet me rrogën. Perisic përfiton 4.6 milion euro në sezon, shumë që Interi nuk ka ndërmend t’ia dhurojë në kontratën e re.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency