Serie A

PSG apo Tottenham? Franck Kessie merr vendimin përfundimtar

Franck Kessie do të jetë lojtari i radhës që largohet nga Milani me parametra zero. Edhe pse mesfushori nga Bregu i Fildishtë vlerësohet nga trajneri Piolit, firma në kontratën e re nuk ka ardhur.

24-vjeçari ka refuzuar deri tani propozimet e dyshes Maldini-Massara dhe verën e ardhshme do të vazhdojë një aventurë të re në karrierë.

Le10Sport shkruan se afrikani ka vendosur të transferohet si lojtar i lirë te PSG, duke ndjekur të njëjtën rrugë si Donnarumma.

Në garë për shërbimet e mesfushorit potent është edhe Tottenham. Antonio Conte e cilëson një përforcim perfekt për mesin e fushës, por trajneri italian duhet të shohë opsione të tjera.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency