Zhbllokohet rinovimi me “xholin” e Barcelonës, e bind Xavi
Sergi Roberto ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën. Bisedimet e rinovimit ishin ndërprerë, por ulja e Xavit në pankinën e ekipit katalanas ka ndryshuar situatën.
Trajneri e vlerëson shumë “xholin” 29-vjeçar. “Timonieri” ia ka bërë të qartë lojtarit faktin që beson shumë tek ai dhe e cilëson të rëndësishëm për skemat e tij.
Marca shkruan se takimi i Xavit me Sergio Roberton ka bindur këtë të fundit të harrojë largimin si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Drejtuesit e klubit spanjoll kanë programuar javën e ardhshme një takim me agjentët e lojtarit katalanas.
Tani ka optimizëm në lidhje me zgjatjen e bashkëpunimit me një lojtar, i cili është një prodhim i klubit të Barcelonës.




