Kombëtare

Barazoi rekordin 63-vjeçar, Mbappe i pangopur: Duam të mbrojmë titullin botëror

Franca nuk u përmbajt aspak mbrëmjen e kaluar kundër Kazakistanit. Kampionët e botës fituan 8-0 në “Parc des Princes”, duke siguruar vendin e parë në grupin D dhe kualifikimin në Katar 2022.

Kylian Mbappe ishte ylli i mbrëmjes me katër golat e realizuar. 22-vjeçari bëhet i pari lojtar që shënon katër gola me kombëtaren që nga viti i largët 1958, kur Just Fontaine ndëshkonte me “poker” Gjermaninë e Perëndimit.

Mbappe foli për French TV në lidhje me suksesin e thellë dhe objektivin e madh, që është mbrojtja e titullit botëror në Katar 2022.

Gjëja më e rëndësishme ishte kualifikimi. Ne donim t’i jepnim mundësinë vetes për të mbrojtur titullin botëror.

Edhe për ata që kanë luajtur dhe fituar një Botëror, është një ëndërr e paimagjinueshme të luajnë në këtë kompeticion.

Unë mendoj se fitorja 8-0 i argëtoi tifozët tanë, e respektuam ndeshjen dhe kundërshtarin tonë”, theksoi sulmuesi i PSG-së.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency